` . (VIDEO) DAP do të determinojë se kujt i takojnë kartelat dhe vauçerët - TV-SHENJA

(VIDEO) DAP do të determinojë se kujt i takojnë kartelat dhe vauçerët

Për kartelat për blerje të produkteve vendore dhe vaucher-ët për turizëm, të cilët janë pjesë e pakos sw  tretë të masave kundër krizës, me siguri nuk duhet të aplikohet personalisht, por përdoruesit do të targetohen sipas bazës së Drejtorisë për të Ardhura Publike. Kështu bënë me dije ministrja e Financave Nina Angellovska. Ajo më tej sqaroi për mënyrën e  aplikimit të këtyre masave dhe tha se janë duke punuar që të jetë më e lehtë edhe për qytetarët edhe për bankat si dhe të dedikohen tek prodhimet dhe shërbimet vendore, duke shtuar se nga kartelat nuk do të mund të tërhiqen shuma parash, por të njejtat do të përdoren për shërbime vetëm nga kartela. Sipas minisres, në muajin mars ka pasur rritje të madhe të përdorimit të kartelave bankare.

Nina Angellovska, ministre e Financave

“Ajo çfarë ne pretendojmë dhe kemi për qëllim ta bëjmë, e themi shumë herë se duam që të jetë më e lehtë, më e thjeshtë edhe për qytetarët që të mund më lehtë të fitojnë këtë mbështetje financiare dhe nga ana tjetër të lehtësojnë proceset dhe procedurat për bankat, të minimozohet rreziku për krijimin e turmave nëpër institucione dhe siç e shihni bëhet fjalë për një projekt të madh gjithëpërfshirës, që nuk don të thotë vetëm të jepet ndihmë financiare por gjithashtu të dedikohen aty ku duhet, tek prodhimet vendore, tek shërbimet vendore”.

Ajo tha se ministria e Informatikës dhe Administratës punon në atë drejtim që çdo qytetarë me shkrimin e numrit amë të mund të kontrolloj se a i takon ndihmë e shtetit dhe sa i takon.

Kartelat dhe vaucher-ët  shtoi ajo do të jenë të gatshme në qershor dhe korrik dhe të njejtat do të mund të përdoren deri në fund të vitit.

Ditë më parë kryeministri teknik Oliver Spasovski shpalosi pakon e  tretë të masave ekonomike. Ai veç tjerash njoftoi se Qeveria do të subvencionojë përmes kartelave pagesore në vlera nga  3 000, 6 000 dhe 9 000 denarë qytetarë të kategorive sociale, personat që kanë humbur vendin e punës, të rinjtë, nxënësit dhe studentët për studime dhe konvikte banimi, si dhe trajnime dhe edukime nga IT teknologjia.

Emine Ismaili /SHENJA/