` . (VIDEO) Çmime të volitshme në prag të festës, blerësit mungojnë - TV-SHENJA

(VIDEO) Çmime të volitshme në prag të festës, blerësit mungojnë

Kanë mbet  vetëm pak ditë para festës së Kurban Bajramit,  megjithatë aromë festive ka  nis të ndjehet në tregun e  Bit Pazarit në Shkup.. Mirëpo as edhe në ditët më të bukura qytetarëve nuk po u buzëqeshin fytyrat. Edhe kjo festë ata po i gjen përplot dëshpërim nga pamundësia për t’i mbushur qeset dhe për tu furnizuar me ushqime të bollshme, edhe atë jo nga ndonjë dallim i madh në rritje të çmimeve në treg por nga papunësia e lartë në vend si dhe nga pagat e ulëta. Shitësit ankohen se nuk kanë aspak përfitime, madje ata thonë se edhe pse çmimet e produkteve të tyre janë minimale konsumatorët sërish mungojnë.

“Ne po mundohemi të sjellim, të shesim diçka, por nuk kanë para populli, shumë krizë e keqe. Mall ka, por para s’ka.  S’po blejnë, vijnë myshteritë, por mblidhen, nuk blejnë, nuk kanë”, deklaroi një shitës.

“Jemi në prag të Bajramit, popullata është katastrofë, populli nuk ka bukë të hajë. Unë jam ka 3 ditë me këtë mall, 30 den e kam çmimin nuk kam ndonjë çmim të lartë por kur nuk ke, me 2000 denarë që merr ndihmë sociale, papunësia është shumë e madhe”, tha një shitës tjetër.

“Njerëz shumë pak ka, pak ka shitje, te të hollat krejt është problemi, si mos të kesh të holla blen pak. Në përgjithësi çmimet janë 20,25,30 ai është çmim real, mirëpo varfëria e tepërt është”, u shpreh një shitës.

Edhe blerësit të shqetësuar shprehin pakënaqësi për sa i përket të ardhurave që i marrin.  Ata thonë se me rogat e pa mjaftueshme  nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre.  Ata sqarojnë  se nuk bëhet fjalë për nevoja luksoze mirëpo për shportën ushqyese  elementare e cila i duhet një familjeje për periudhën një mujore.

“Rrogat janë të vogla këtu tek ne, një rrogë 12000 den pak është. Me i pas rrogat 30.000 den atëherë secili mundet të merë çka të dojë”, deklaroi një blerës.

Varet prej popullit, dikush që ka mire dikush s’ka, pa punë. Rrogat janë të vogla, se këtu ka edhe disa gjëra të shtrenjta, për shembull një person që është pa punë ose me pension nuk mund t’i blejë

Njëjtë si për çdo festë, edhe këtë radhë produktet më të kërkuara janë ëmbëlsirat, lëngjet, pemët dhe perimet pavarësisht sfidave ekonomike me të cilat përballet populli.

Medina Ajeti /SHENJA/

(VIDEO) Çmime të volitshme në prag të festës… by tvshenjaofficial

 

 

Postime të Ngjajshme