` . (VIDEO) Cipras kërkon ndryshim të Kushtetutës – TV-SHENJA

(VIDEO) Cipras kërkon ndryshim të Kushtetutës

Athina zyrtare kërkon ndryshim të kushtetutës së Maqedonisë, që kontesti i emrit të zgjidhet përfundimisht. Pas presidentit grek, me një qëndrim të tillë ka dal edhe kryemistri Aleksis Cipras. Ai ka deklaruar sot se korniza që garanton mbylljen e kontestit është emër i përbërë për përdorim edhe të jashtëm edhe të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe tërheqje të çdo lloj dyshimi për qëndrime irredentiste. Cipras në mbeldhjen e grupit të deputetëve të partisë së tij SIRIZA, deklaroi se Qeveria greke ka marrë përsipër  mbylljen e kontestit me dinjitet dhe përgjegjësi patriotike.

Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë

“Zgjidhja nuk mund të jetë ndryshe nga një emër i përbërë i cili do të vlejë për të gjithë, për përdorim të përgjithshëm. Diçka për të cilën gjithsesi është parakusht edhe ndryshimi kushtetues, që emri me të vërtetë të jetë erga omnes, përkatësisht për përdorim të përgjithshëm. Nuk mund të përdoret ndryshe jashtë, ndërsa emri në Kushtetut të jetë ndryshe. Gjithsesi parakusht është edhe tërheqja e çdo lloj dyshimi për irredentizëm. Kjo është korniza e vetme që garanton zgjidhjen e problemit dhe kalimit në një epokë të re për tërë Ballkanin, larg nga nacionalizmi, fanatizmi dhe jotoleranca”.

Ai tha se Greqia që në kohën e Jugosllavisë ka pranuar termin Maqedoni në emrin e shtetit e cila ka vazhduar në referencën e përkohshme IJRM. Sipas tij, vendi dhe Qeveria e tij tani nuk janë të thirrur që të japin diçka që veç më është dhënë nga të tjerët, por të fitoj prapa çështje të caktuara.

Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë

“Çfarë të fitoj Greqia prapa? Të bind fqinjët, të mos përdorin termin Maqedoni pa asnjë përcaktim, që do ta bëjë të qartë që nuk ka lidhje gjeografike dhe historike me Maqedonisë greke. Të shkoj dhe një hap para, të bind të mos përvetësoj, të kthejnë prapa simbolet dhe emrat që nuk u takojnë. Janë bërë hapa të rëndësishëm, pasa Davosit, me riemërtimin e aeroportit që mbante emrin “Aeroporti Aleksandri i Madh” dhe autostrada që lidh Selanikun dhe Shkupin.

Kryeministri grek theksoi se bisedimet nuk do të jenë të lehta por, edhe se nuk ekziston rrugë tjetër përveç të vazhdojnë me negociata me vendin fqinj që të gjindet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Ndërkohë, në fund të kësaj jave është paralajmëruar takim i ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, i cili pritet të sjell momente të reja rreth kësaj çështje. Mbetet akoma e paqartë nëse dy diplomatët do të takohen në Sofje në margjina të takimit joformal të shefave të diplomacive të vendeve nga BE-ja dhe shteteve kandidate për anëtarësim, apo në Bruksel, pasi akoma nuk ka informata zyrtare se ku do të ndodhë ai. Megjithatë, mediat greke raportojnë se,  në këtë takim pritet të finalizohen pika të caktuar të rëndësishme për marrëveshjen dhe afati përfundimtar kohor. Sipas tyre, shefi I diplomacisë greke do t’ia dorëzoj Dimitrovit në Shkup draft marrëveshjen në mënyrë simbolike, sapo të përfundoj tërësisht riemërtimi i aeroportit.  Athina është në përfundim të përpilimit të draft marrëveshjes në të cilën po punojnë një grup ekpertësh me përvoj në MPJ-në greke, ndërsa përveç emrit do të përfshihen edhe hapa që duhet të ndërmerren për menjanimin e irredentizmit.

Teuta Buçi /SHENJA/