` . (VIDEO) Carovska: Rritje të pagave prej 2% për të punësuarit në çerdhe – TV-SHENJA

(VIDEO) Carovska: Rritje të pagave prej 2% për të punësuarit në çerdhe

Tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën promovim të rritjes së pagës minimale për të punësuarit në çerdhe, edhe atë për vetëm 2%. Ministrja Milla Carovska tha se ata kanë për qëllim që të njoftojnë të punësuarit e kopshteve se rritja prej 2 % të  pagës së tyre, ka filluar që nga muaji shtator, ndërsa pagesa do të bëhet në muajin tetor.

 “Pres konferenca e sotme ka të bëjë me rritjen e pagës minimale dhe efektin e rritjes për 2 % për të punësuarit nëpër kopshte. Nga shtatori efekti i përgjithshëm i rritjes së pagës minimale dhe rritja e 2 përqindëshit, në kopshte do të jetë 2.040 denarë, varësisht prej vendit të tyre të punës”, ka deklaruar Milla Carovska, ministrja e Punës  dhe Politikës Sociale.

Carovska më tej njoftoi se kjo rritje për 2 % do t’i bashkangjitet rritjes së pagës minimale për të gjithë të punësurit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Më konkretisht, rritja prej 2% në vlerë apsolute është 302 denarë.

 “Paga bazë bruto para rritjes prej 2 % për muajin shtator për vend të caktuar të punës do të arrinte 15.090 denarë. Me rritjen prej 2 % të asaj page bruto fitojmë shumë prej 15.392 denarë, ndërsa me rritjen e pagës minimale për pagën e njëjtë bruto fitojmë 17.130  denarë. Kjo do të thotë se në varësi së vendit të caktuar të punës efekti për rritjen prej 2 % është edhe rritja e pagës minimale për të punësuarit në kopshte do të arrijë 2.040 denarë”, ka shtuar më tej ajo.

Për të mbajtur ekuilibrin e pagës minimale prej 12.000 denarësh, ministrja tha se në terren janë ekipet e Drejtorisë për të Ardhurat Publike.

Emine Ismaili /SHENJA/