` . (VIDEO) Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020 do të jetë 7.1 miliardë denarë - TV-SHENJA

(VIDEO) Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020 do të jetë 7.1 miliardë denarë

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, është për  634 milion denarë më i lartë se ai i vitit 2019. Gjegjësisht, vlera totale e buxhetit të ndarë për vitin e ardhshëm është 7.1 miliardë denarë. Duke bërë prezantimin, ministri Venko Filipçe tha se këtë shumë do ta shfrytëzojnë për përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore pubike, blerjen e pajisjeve medicinale, barnat për sëmundje të rralla dhe për rritje të pagave.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë        

“Nje pjesë e pagave vijnë nga Fondi Shëndetësor dhe i njëjti do të distribuohet për të gjithë shtëpitë e shëndetit publik, në bazë të rritjeve të paralajëmruara të pagaveShuma e parave në krahasim me vitin 2017,është rritur për 2 miliard denarë. Në këto 2 miliardë, përfshihen rritjet e pagave dhe vazhdimi i obligimeve nga viti 2018 për pagat e gjithë të punësuarëve të shëndetësi. Më tej përfshihen kujdestaritë dhe rritjet e pagave që janë paralajmëruar për vitin e ardhshëm”.

Ai gjithashtu njoftoi se për investimet kapitale janë ndarë 27 milion denarë, që do të shfrytëzohen për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare në Shkup, Poliklinikës në Saraj dhe Spitalin Special në Oteshevë si dhe vazhdimin e ndërtimeve në spitalet e Strumicës, të Ohrit e kështu më radhë.

Filipçe përmendi se një ditë më parë kanë e realizuar takimin përfundimtar me specializantët me kofinansim privat dhe ministria ka pranuar kërkesat e tyre, pasi siç u shpreh ministri, në këto momente kuadro të tilla i janë shumë të nevojshme shëndetit publik .

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë      

“Duke pasur parasysh faktin se sa shumë na duhen kuadro të tilla të specializantëve të rinjë, ne u pajtuam dhe tashmë po bëhet draft ndryshimi i ligjit për mbrojtje shëndetësore, të cilin për një kohë sa më të shkurtë, do ta dërgojmë në seancë qeveritare dhe pastaj ta kaloj edhe procedurën parlamentare”.

Me specializantët privat të stomatologjisë që për sot kanë paralajëmruar protestë para Ministrisë së Shëndetësië, Venko Filipçe tha se gjatë ditës kanë caktuar takim pune, në të cilin do të dëgjoj cilët janë kërkesat e tyre.

Emine Ismaili /SHENJA/