` . (VIDEO) Bullgaria mbështet Maqedoninë e Veriut me kushte - TV-SHENJA

(VIDEO) Bullgaria mbështet Maqedoninë e Veriut me kushte

Qeveria bullgare ka vendosur sot  që të mbështet fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Megjithatë, vendi duhet të plotësoj kushtet e parashtruara nga Sofja. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Katerina Zaharieva, pas seancës së sotme të qeverisë bullgare ku u diskutua për këtë çështje, tha se vendi i saj është për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse vlerëson se ndarja e tyre do të ishte gabim dhe mund të sjell në destabizilim të rajonit. Sa i përket vendit, ajo tha se Bullgaria ka parashtruar raportet e mira fqinjësore çdoherë si kusht për mbështetjen e saj.

Ekaterina Zaharieva

“Ajo është e qartë që në Deklaratën e vitit 1999, pastaj me Memorandumin për mbështetje të integrimit euroatlantik dhe evropian të vendit dhe përfundimisht me nënshkrimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë nga ana e kryeministrave Bojko Borisov dhe Zoran Zaev”.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimiat Karakaçanov, ka thënë se mbështetja për anëtarësim do të jetë e kushtëzuar. Sipas tij, nga Shkupi do të varet se sa kohë do të zgjasë qasja në BE.

Krasimir Karakaçanov

“Historia nuk mund të jetë kompromis. Të gjitha institucionet me Bullgarinë vlerësojnë se duhet t’i jepet mundësi Maqedonisë së Veriut , por ajo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e pakushtëzuar. Bullgaria tani nuk do ta pengoj Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat, por para se të fillojnë negociatat thelbësore duhet të plotësohen edhe disa kushte, ndërsa njëri ndër to është të rrumbullakësohet puna e Komisionit ndërqeveritar për çështje të historisë”.

Në Kuvendin bullgar, dje u dorëzua Propozim-deklarata për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. Në dokument Sofja i bën thirrje Shkupit ta zbatojë në mënyrë efikase, pa shtyrje dhe me vullnet të mirë Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë. Në tekst theksohet edhe se Bullgaria angazhohet për pranimin e të vërtetës për histori të përbashkët të dy shteteve dhe popujve. Kërkohet të ndërpritet çdo reformë e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me ndjenja kombëtare bullgare. Në deklaratë vendosen disa kushte edhe për Shqipërinë, siç  janë garantimi i të drejtave të pakicës kombëtare bullgare, studimi i gjuhës amë, regjistrimi i popullatës sipas standardeve evropiane.

Teuta Buçi /SHENJA/