` . (VIDEO) Bardhi po shkëlqen në Spanjë, shënon sërish një super-gol - TV SHENJA

(VIDEO) Bardhi po shkëlqen në Spanjë, shënon sërish një super-gol

Mesfushori shkupjan Enis Bardhi vazhdon të gjejë rrugën e golit në Spanjë. Bardhi sonte ka shënuar në miqësoren e fituar 2: 0 të Levantes ndaj Elçes, raporton SHENJA.

22 vjeçari ishte në element gjatë gjithë takimit, ndërsa në minutën e 71-të realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë duke fiksuar rezultatin përfundimtar 2:0.

Ndryshe Bardhi është duke treguar formë shumë të lartë në miqësoret e zhvilluara me skuadrën nga Valensia, ndërsa deri më tani ka shënuar 4 gola në fanellën e Levantes. /SHENJA/

Enis Bardhi Amazing Goal Villarreal 0-1 Levante… by livefutbolll

Postime të Ngjajshme