` . (VIDEO) Bardhi i jep fitoren Levantes me një supergol - TV-SHENJA

(VIDEO) Bardhi i jep fitoren Levantes me një supergol

Levante ka rigjetur rrugën deri tek fitorja, ndërsa këtë e ka arritur falë një super goli të reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut Enis Bardhit, njofton Shenja. Kur rezultati ishte 1:1, në minutën e 89-të Bardhi me një goditje nga jashta zonës së rrezikut çon topin në rrjetë për fitoren 2:1 të Levantes ndaj Granadës në transfertë. Për Levanten më herët kishte shënuar Rokina, ndërsa për vendasit Makis. Ndryshe për Bardhin ky ishte goli i dytë sezonal në fanellën e Levantes. /SHENJA/