` . (VIDEO) Atmosfera në Shkodër para përballjes Shqipëri - Maqedoni! - TV-SHENJA

(VIDEO) Atmosfera në Shkodër para përballjes Shqipëri – Maqedoni!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, që do të luhet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” për eliminatoret e kualifikueseve të botërorit “Rusi 2016”, ka mbushur rrugët e qytetit të Shkodrës me flamuj dhe simbole kombëtare. “Rruga e Gjërë” nga sheshi i ish 5 Heronjëve deri tek stadiumi, është zënë nga flamujt, kapelet dhe fanellat e lojtarëve të kombëtares shqiptare, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshmë në qytet.

Një pjesë e tifozëve kuqezinj kanë mbërritur në Shkodër dhe kanë nisur festimet në rrugët e qytetit. Për këtë ndeshje para eliminatore pritet që stadiumi i rikonstruktuar, “Loro Boriçi”, të jetë i tejmbushur me tifozë.

Postime të Ngjajshme