` . (VIDEO) Anulohet “Zhvatja”, sëmuren të avokatët e Janevës - TV-SHENJA

(VIDEO) Anulohet “Zhvatja”, sëmuren të avokatët e Janevës

Seanca e sotme për rastin “Zhvatja” nuk do të mbahet për shkak të mungesës së avokatëve të Katica Janevas. Në gjykimin kur duhej të dëshmonin ish prokurorët e Speciales Lile Stefanova dhe Burim Rrustemi, e njëjta u anulua me kërkesë të grupit të avokatëve të të akuzuarës së dytë të “Zhvatjes”.

Avokati Delo Kadiev siç bëri të ditur gjykata gjendet në hospitalizim në Klinikën e Infektologjisë, për çka edhe kishte dorëzuar vërtetim mjekësor. Ndërkaq, avokatja Irena Fërçkosvka, po ashtu nuk kishte mundur të vijë në gjykatë, për shkaqe shëndetësore dhe për këtë gjykata kërkoi që gjatë ditës së nesërme të dorëzohet vërtetim mjekësor lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Lidhur me situatën e krijuar, tërhiqen edhe terminët 21 dhe 21 janar për mbajtje të seancave dhe e njejta do të vazhdoj më 23 janar.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, me anë të një postimi në Facebook, pyet se përse gjykata nuk i ka dënuar avokatët e Janevas, se kanë munguar që të dy ose të kërcënohet që asaj mund t’i caktohet avokat, për kryerje të detyrës zyrtare.

Antonio Milloshovski, VMRO -DPMNE

“Të dy avokatët e Katicës në mënyrë të koordinuar sëmuren në të njëjtën ditë. Përse nuk i dënoi gjykata tani ose të kërcënohet që do t’i arrestojë, plus që do i caktoj zonjës Katica, avokat për kryerje të detyrës zyrtare? Ose kjo është vetëm për avokatët në ‘lëndët’ e PSP-së, që i cakton Z.Z.”

Deri më tani dëshmi kanë dhënë zëvendësja e ish-prokurores publike speciale Katica Janeva, Elizabeta Josifovska, biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private Mirjana Boshkova, gazetari Hristian Banevski nga televizioni 1TV, ndihmësja në shtëpinë e Bokit 13 Dragana Kolevska deh persona të tjerë.

Te “Zhvatja”, të akuzuar janë ish pronari i 1TV Bojan Jovanovski –Boki 13, ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva dhe biznesmeni Zoran Milevski – Kiçeec. Ky i fundit me nisjen e gjykimit, e pranoi fajin për veprën e kryer penale dhe u denua me 3 vite burg.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Emine Ismaili /SHENJA/