` . (VIDEO) Angellovska: Nuk do të ketë shkurtime buxhetore në pensione e sigurime sociale - TV-SHENJA

(VIDEO) Angellovska: Nuk do të ketë shkurtime buxhetore në pensione e sigurime sociale

Autoritetet po
bëjnë thirrje për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar nga masat për
parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministrja e Financave, Nina
Angellova ka thënë në intervistën për Radio Evropa e Lirë, se duhet ruajtur çdo
vend pune, si një mundësi për të tejkaluar ditët e vështira.  Ajo ka thënë se duhet ruajtur likuiditeti i
buxhetit  dhe ekonomisë,për të pasur
mundësi për të rifilluar me hapa të shpejtë pas tejkalimit të krizës.

Duke folur për
çfarë do të shkurtohej nga buxheti, Angellovska theksoi se gjithçka që është në
funksion të përballjes me krizën, nuk mund të jetë lëndë e shkurtimit, si
shëndetësia dhe siguria. Ajo theksoi se duhet të sigurohen para për çdo qytetar
që të ketë mjete, të rrjedhë mbrojtja sociale dhe të gjithë të jenë solidarë,
realë de të vetëdijshëm.

NINA
ANGELLOVA, MINISTRE E FINANCAVE

“Nëse flasim për shkurtim në anën e shpenzimeve,
do të ketë shkurtim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara, shërbimeve të
caktuara kapitale siç është blerja e pajisjeve, licencave, softuerëve. Mund të
shkurtohet gjithçka që është thelbësore dhe drejtpërdrejt nuk lidhet me
përballjen e krizës. Kemi një qëllim të vetëm – të ruhet çdo vend pune, secili
të ketë mjete ta mbijetojë këtë periudhë, të gjithë të jemi solidarë”

Angellova
theksoi se pakoja e parë e masave me të cilat ofrohen kredi pa interes,
subvencionim të kontributeve dje shtyrje të pagesë së akontacioneve të tatimit
të përfitimit, kushton përafërsisht 40 milionë euro.

Enis Murtezi /SHENJA/