` . (VIDEO) Angellovska: 587 milionë euro borxh për sigurimin e buxhetit dhe likuiditetit të sipërmarrësve - TV-SHENJA

(VIDEO) Angellovska: 587 milionë euro borxh për sigurimin e buxhetit dhe likuiditetit të sipërmarrësve


Gjithsej 587 milionë euro nga euro-obligacione, FMN dhe Banka botërore, do të meren për sigurimin e buxhetit dhe likfiditetit të sipërmarrësve. Ministrja e Financave, Nina Angellovska njoftoi sot se do të sigurohet “Huazim nga euro-obligacion” në shumë prej 400 milion eurove me afat të pagesës prej 12 muajve, Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të tërhiqen 87 milionë euro dhe nga Banka Botërore 100 milionë për politika zhvillimore. Ky huazim sipas numrit një të finansave në vend, është plani më optimal për financimin e buxhetit.
Nina Angellovska

“Me qëllim që të garantohet siguri e buxhetit, para së gjithash buxhetit të Ministrisë së shëndetësisë, likuiditetit të sipërmarësisë, me qëllim që të mbijetojnë kompanitë dhe të mbrohet çdo vend pune, në vend të dhënies së fletëobligacionit për të cilin duhet të pritet mbi dy muaj, Ministria e financave propozoi të kërkohet huazim nga euro-obligacion në vlerë prej 400 milionë eurove me afat pagese prej 12 muajve dhe me një kamatë dukshëm të volitshme”
Angellovska njoftoi edhe një masë tjetër me të cilën parashihet shtyrja e pagesës së kësteve të kredive për qytetarët dhe kompanitë për më së paku tre muaj. Për këtë qëllim, Banka Popullore ka ndryshuar rregullativën ndërsa pritet që urdhëresa të kalojë nesër në seancë plenare.
Nina Angellovska
“Qytetarët dhe kompanitë do të marrin ofertë ose njoftim nga bankat për anulim të detyrimeve, pas çka do të duhet të shprehen nëse pajtohen me kushtet më të volitshme ose jo. Nëse nuk shprehen për 10 ditë, do të llogaritet se e pranon ofertën më të volitshme për shtyerje të këstit të kredisë. Pas miratimit të urdhëresës shpresoj që nesër do të sqarojmë gjithë procesin. Neve na takon të krijojmë mundësinë që pa shkuar qytetarët në banka ta përfitojnë anulimin e obligimeve dhe kjo do të bëhet”

Angellovska tha se gjatë bisedimeve shumë banka kanë shprehur gadishmëri për shtyerje të kësteve të kredive edhe deri në 6 muajve, por këtë do ta rregullojnë vetë klientët në marrëveshje me bankat. Angellovska tha se nuk do të ketë rishikim të buxhetit për momentin, por do të ketë shkurtime ku Qeveria do të sjellë urdhëresa për realokim të mjeteve nga një shfrytëzues buxhetor tek tjetri. Ministrja e financave parashikon që shokun më të madh apo skenarin më të zi nga kriza e koronës ta përjetojmë në kuartalin e dytë të vitit. Në kuartalin e tretë pritet stabilizim dhe në të fundit përmirësim dhe ndoshta edhe rritje.

Arben Zeqiri /SHENJA/