` . (VIDEO) Analistët: Maqedonia e Veriut nuk mundet pa Marrëveshjen e Ohrit - TV-SHENJA

(VIDEO) Analistët: Maqedonia e Veriut nuk mundet pa Marrëveshjen e Ohrit

Përkundër tempos së implementimit që është e diskutueshme në vazhdimësi, analistët thonë se Marrëveshja e Ohrit si dokument në vete ka sjellë ndryshime pozitive edhe pse këto ndryshime janë shënuar brenda një periudhe të gjatë dhe andaj janë vështirë të ndjeshme. Sipas Naser Ziberit, një nga përpiluesit e këtij dokumenti, Marrëveshja Kornizë e Ohrit, sot ka sjellë dy përfitime, një për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe një për shpëtimin dhe forcimin e shtetit.
Naser Ziberi, negociator i MO-së
“Periudha nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit der më sot është shumë e gjatë ndërsa ndryshimet kanë qenë evolutive, prandaj qytetarëve mund të ju duket sikur nuk ka ndonjë ndryshim pas Marrëveshjes së Ohrit. Por, faktet flasin të kundërtën, se MO ka luajtur misionin e vetë pozitiv në stabilizimin e Maqedonisë, në përmirësimin e statusit juridiko-politik dhe kushtetues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në rrafshin e realizimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve, por edhe të komuniteteve tjera jo shumicë ka dhënë frytin e vetë dhe ato janë evidente”
Sipas analistit Vllado Popovski, Marrëveshja e Ohrit sot është pjesë e jetës shoqërore dhe politike në Maqedoninë e Veriut dhe ekzistenca e vetë shtetit nuk mund të mendohet pa dispozitat e kësaj marrëveshje. Ai thotë se ky dokument ka sjellë frymën e një shoqërie evropiane dhe inkluzivitet në ndarjen e pushtetit në Maqedoninë e Veriut.
Vllado Popovski, analist
“Personalisht mendoj se Marrëveshja e Ohrit e ndryshoj situatën në Republiën e Maqedonisë pasi e përmban parimin e inkluzivitetit në ndarjen e pushtetit dhe në statusin e barabartë të gjithë qytetarëve dhe gjitha nacio0naliteteve që jetojnë në Maqedoni. Nëse shihen të dhënat deri në vitin 2001 dhe të dhënat nga viti 2001 der më tani, mund të konstatohen dallime të mëdha.
Dhe mendoj se Marrëveshja e Ohrit është një kornizë, siç shkruan në të, për zhvillimin e demokraqcisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që siguron ekzistencën e Republikës, që nënkupton shtetit. Shteti  sot nuk mund të ekzistojë nëse shfuqizohet Marrëveshja e Ohrit dhe kthehen marrëdhëniet që më herët kanë ekzistuar”

Edhe Ziberi edhe Popovski, janë të mendimit se Marrëveshja e Ohrit në vitin 2001 e shpëtoi Maqedoninë nga një luftë qytetare si dhe nga skenarët që kishin ndodhur nëpër shumë vende t ëish jugosllavisë gjatë shkatërrimit të asaj federate.

Arben Zeqiri /SHENJA/