` . (VIDEO) Ali Ahmeti: duhet të ketë një konsensus të gjerë për ndryshimet zgjedhore - TV-SHENJA

(VIDEO) Ali Ahmeti: duhet të ketë një konsensus të gjerë për ndryshimet zgjedhore

Çdo tentim për ndryshim të kodit zgjedhor vetëm se do ta komplikon situatën në prag të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Kështu është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me iniciativën për ndryshimin e modelit zgjedhor nga 6 në 1 njësi zgjedhore. Ai thotë se çdo ndryshim i këtillë duhet të miratohet me koncenzus dhe jo vetëm me shumicë të thjeshtë dhe kujton se partitë aktualisht kanë qëndrime të ndara lidhur me modelin më të përshtatshëm zgjedhor.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
Për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor, për të bërë ndryshime të tilla sigurisht që duhet koncenzus më I gjërë politik mes të gjitha partive dhe tani koha nuk premton që të hyjmë për ndryshimt ë kodit zgjedhor sepse mund të kemi dallime të mëdha si parti dhe vetëm do ta komplikojmë situatën dhe çdo implikim nuk është në dobi as të partive por edhe as të vendit.

Ahmeti nuk beson as në shtyerjen e datës së zgjedhjeve për të cilën u dakorduan liderët e partive parlamentare gjatë takimit të fundit të zhvilluar në vilën presidenciale me ndërmjetësim të presidentit Stevo Pendarovski. Kreu i BDI-së thotë se partitë tanimë kanë filluar edhe përgaditjet për zgjedhjet e 12 prillit.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
Unë nuk mendoj se do ketë ndryshime për datën e organizimit të zgjedhjeve më 12 prill, kjo datë është koncenzuale e arritur mes të gjitha subjekteve dhe të gjithë bëjnë parapërgaditjet që zgjedhjet do të mbahen më 12 prill të 2020.

Iniciativën për ndryshimin e modelit zgjedhor e kanë ndërmarë 13 deputet të cilët kërkojnë që vendi të ketë një njësi të vetme zgjedhore, ndërsa idenë e tyre e ka mbështetur edhe LSDM. Por nga LSDM u lansia edhe mundësia për shtyerjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev tha se deri te shtyerja mund të vijë në rast se në Spanjë vonohet ratifikimi i protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Arben Zeqiri /SHENJA/