` . (Video) Aksionet e përbashkëta të ushtrisë turke dhe irakiane – TV-SHENJA
Featured Video Play Icon

(Video) Aksionet e përbashkëta të ushtrisë turke dhe irakiane

Njësitet ushtarake turke dhe irakiane të mbështetura me automjete të blinduara, të cilat mëngjesin e sotëm u nisën nga kazerma “Shehit Erxhument Turkmen” në qytetin e Sirnakut, tashmë kanë kaluar kufirin turk Habur dhe kanë mbërritur afër kalimit kufitar “Halil Ibrahim” në territor të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët turq dhe irakianë fillimisht kanë arritur në pikën kufitare Habur, ndërsa më pas kanë arritur në kalimin “Halil Ibrahim”.

Siç mësohet, ushtarët do të ulin nga shtiza flamurin e Administratës Rajonale Kurde (KRG) në këtë pikë, për të ngritur më pas flamurin e Irakut.

Në ndërkohë, që nga orët e mëngjesit, pika kufitare është mbyllur për kalim për shkak të zhvillimeve.