` . (Video) Aksident i rëndë, pasagjerja fluturon nga dritarja – TV-SHENJA

(Video) Aksident i rëndë, pasagjerja fluturon nga dritarja

Këto janë pamjet e tmerrshme ku shihet një pasagjer duke ‘fluturuar’ nga një makinë pas një aksidenti të frikshëm.

Nga aksidenti i rëndë mbeti i vdekur shoferi.

Anna P. Rodriguez po ngiste një Ford Ranger me shpejtësi të lartë dhe po parakalonte një makinë tjetër kur humbi kontrollin e mjetit në Rio Rico, Arizona.

Edhe pse u përpoq të rifitonte kontrollin, nuk arriti dot dhe makina u përmbys anash rrugës.

Fordi u rrotullua disa herë duke nxjerrë jashtë një nga tre pasagjerët.

Rodriguez u shpall e vdekur në skenë.

Nuk dihet nëse udhëtarët po mbanin apo jo rripin e sigurimit.

Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës nuk mund të konfirmonte nëse të tre pasagjeret femra ishin anëtare të së njëjtës familje .