` . (VIDEO) AKE diskuton vendosjen e rrjetit 5G - TV-SHENJA

(VIDEO) AKE diskuton vendosjen e rrjetit 5G

Vendosja e rrjetit 5G është njëra ndër temat aktuale e cila është temë diskutimi edhe në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Rregullative që po mbahet në Ohër. Në këtë konferencë po ashtu janë në temë diskutimi janë edhe analiza e treguar telekomunikativ, sfidat e internetit dhe trendet e reja, roli i edukimit mediatik si dhe privatësia dhe mbrojta e të dhënave.

“Në takimin në Ohër janë prezent përfaqësues të vendeve me të cilat Maqedonia ka marrëveshje rajonale për uljen e çmimeve të shërbimeve roaming. Ai është proces i zbatuar me vetë iniciativë, përderisa për uljen e mëtutjeshme të çmimeve u mbetet operatorëve të heqin dorë nga të ardhurat e tyre. Këtu bëhet fjalë për garë mes shtetit dhe operatorëve të cilët kanë të ardhura shumë të mëdha nga pagesa e shërbimeve roaming”, tha drejtori i AKE, Sasho Dimitrijoski.

Ai ka shtuar se disa kompani të caktuara kanë shprehur interes për hapjen e operatorit të tretë, por ndoshta për shkak të situatës politike akoma mungojnë ofertat konkrete.

“Agjencia jonë ka bërë gjithçka që është e mundur për të mundësuar kushte për hyrjen e operatorit tëri. Kemi liruar hapësirë të re të frekuencave, është ndryshuar rregullativa, të gjitha kushtet janë realizuar, janë realizuar kontakte me operator, por tani për tani situata është lënë në stand by”, theksoi Dimitrijoski.

Në kuadër të kësaj mbledhje, është mbajtur edhe konferenca e tretë për internet në vendet me hapësirë më të gjerë në Evropën Juglindore. Kjo iniciativë, e cila është pranuar nga Kombet e Bashkuara, paraqet mënyrë të hapur, inkluzive dhe transparent për mbledhjen e ideve, mendimeve, parashtrimin e çështjeve dhe temave të reja që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Teuta Buçi /SHENJA/

 


AKE diskuton vendosjen e rrjetit 5G by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme