` . (VIDEO) Ademi: Së shpejti do të hiqen dyqanet nga Muzeu i Alfabetit – TV-SHENJA

(VIDEO) Ademi: Së shpejti do të hiqen dyqanet nga Muzeu i Alfabetit

Në objektin e muzeut të alfabetit në Manastir nuk do të ketë më dyqane me veprimtari të tjera, por të gjitha hapësirat do të shfrytëzohen nga muzeu. Këtë e njoftoi ministri i kulturës, Asaf Ademi, në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Studio e hapur”. Ai tha se ka arritur marrëveshje me pronarët e duqaneve dhe shtoi se janë siguruar fondet që do të shërbejnë për mirëmbajtjen dhe modernizimin e Muzeut të Alfabetit në Manastir.

Ministri Ademi foli edhe për projektet dhe investimet e reja në sferën e kulturës ku tha se do të angazhohet për avancimin e kulturës shqiptare, por edhe të bashkësive të tjera etnike në vend. Teatri i Gostivarit I cili u themelua së fundmi me një vendim të miratuar në Qeveri, Ademi tha se do të hapet diku rreth muajit mars ose prill të vitit 2019, edhe atë me shfaqjen e parë. Deri atëherë, sipas tij, do të kompletohet edhe stafi i nevojshëm për funksionimin normal të teatrit.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi përgënjeshtroi informacionet se teatri i Tetovës së shpejti do të nis funksionimin. Ai se marrëveshja e parë e nënshkruar me realizuesit e punimeve ka të bëjë vetëm për fazën karabina të teatrit, ndërsa interieri i brendshëm do të sigurohet gjatë viteve buxhetore në vazhdim.

Arben Zeqiri /SHENJA/