` . (VIDEO) Ademi: BE duhet të sanksionojë tërë shtetin - TV SHENJA

(VIDEO) Ademi: BE duhet të sanksionojë tërë shtetin

BE duhet të vendos sanksione për të gjithë shtetin jo vetëm për disa individë. Kështu ka thënë ekonomisti Visar Ademi në emisionin e mbrëmshëm “Arena”, duke diskutuar për mundësitë e zgjidhjes së krizës në të cilën gjendet Maqedonia. Ai thotë se preferon një qasje më radikale, çdo qytetar kur të sheh se në kohë nuk do t’i marrë paratë, pensionet, bursat, duhet të kuptoj se shteti ka manipuluar me paratë e tij, nuk ka pasur sistem fiskal të shëndoshë, por ai sistem është bazuar në korrupsion.

“Dëshiroj që qytetarët të shohin realitetin dhe të jenë ata që do të ngrenë zërin dhe do të sjellin ndryshime. Nëse bashkësia ndërkombëtare dënon një grup njerëzish ne mund të pajtohemi me këtë, por nuk do të kemi politik afatgjate të qeverive të ardhshme sepse votuesit e VMRO-DPMNE-së mund të thonë se bashkësia ndërkombëtare ka favorizuar opozitës, cila do qoftë ajo, dhe kjo fitore do të ishte e Pirros”, ka deklaruar Visar Ademi, ekonomist.

Nga ana tjetër, ekonomisti Branimir Jovanoviq vlerëson se vështirë është që të aplikohen sanksione nga BE ndaj Maqedonisë, ngase mund të ketë veto nga shtete që e përkrahin Gruevskin, si Polonia, Austria e Sllovakia.

“Mendoj se nuk duhet shumë të mbështetemi në bashkësinë ndërkombëtare, por duhet të mbështetemi në forcat tona personale. Zgjidhjen e situatës së tashme e shoh në atë që shumica parlamentare prej 69 deputetëve momentalisht ta marrë pushtetin, të mos presë Gruevski, Ivanovi, Trajanovski t’ia japë mandatin. Ata duhet të konvokojnë mbledhje vetë, të zgjedhin kryetar, qeveri etj. Patjetër të mbledhin guximin për këtë hap, pasi ndryshe mund të mbetemi të ngujuar në këtë situatë gjatë kohë, deri në fund të vitit”, ka thënë Branimi Jovanoviq, ekonomist.

Ekonomistët thanë se vendi duhet t’i shfrytëzoj kapacitetet e veta për ta tejkaluar situatën, megjithatë edhe BE duhet të luaj rolin e saj. Sipas tyre, BE mjaft ka investuar që Maqedonia të jetë demokraci funksionale dhe të rikthehet rrugës drejt BE.

Enis Murtezi /SHENJA/

 


Ademi: BE duhet të sanksionojë tërë shtetin by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme