` . (VIDEO) Më 9 maj nis Festivali i Filmit Filozofik - TV-SHENJA

(VIDEO) Më 9 maj nis Festivali i Filmit Filozofik

Hulumtimi i fushës transdisiplinare nga ndërlidhja mes filmit dhe filozofisë, do të jetë sërsih fokusi i Festivalit të sivjetëm të Filimit të Filozofisë, i cili do të mbahet prej 9-16 maj në Shkup. Ky festival synon që t’i ofrojë publikut një perspektivë ndryshe të filmit, nëpërmjet 40 filmave që do të transmetohen në kuadër të tij, pas së cilave do ketë edhe ligjërata  për filma konkret, nga të ftuar vendor dhe të huaj.  Po ashtu, do të ketë edhe katër çmime, nga dy në çdo program kompetitiv, çmim nga juria dhe nga publiku për film më të mirë me metrazh të gjatë. Gjithashtu edhe për filmat me metrazhë të shkurtër do të ketë çmim nga juria dhe publiku. Drejtoresha e programit të festivalit, Ana Dishllieska – Mitova, tha në konferencën e sotme për media se, në festival mund të ketë edhe përsëritje të filmave që kanë qenë më herët, por që tregojnë një perspektivë ndryshe. Ajo theksoi se me këtë festival duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e kulturës së filmit.

Ana Dishllieska – Mitova
“Kështu që, kur ne përzgjedhim filmat për ne është shumë e rëndësishme që filmi të reflektoj në një mënyrë të caktuar, nuk duhet të jetë në formën narrative por në ndonjë koncept, ide apo temë filozofike, e cila funksionon në mënyrën vizuele apo inspiron një lloj diskutim apo reflektim”.

Ajo më tej ka shtuar se porosia që duan të përcjellin është se filmi dhe filozofia është pasqyrë në të cilën ne mundemi të shohim veten më mirë.

Ana Dishllieska – Mitova
“Njerëzve u pëlqen ky festival si ide sepse, është diçka ndryshe dhe diçka me të vërtetë specifike. Nuk është një festival i filmit komercial, ne nuk kemi audiencë të gjërë, është një audiecë me të vërtetë e targetuar dhe specifike dhe ne mundohemi cdo vit që të zgjerojmë rrethin nëpërmjet kësaj ideje në tërësi”.

Festivali i Filimit Filozofik është i vetmi festival i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut dhe rajon që zhvillohet në udhëkryqin mes filozofisë dhe filmit dhe një ndër të rrallët që punojnë në fushën e film-filozofisë.

Teuta Buçi /SHENJA/