` . (VIDEO) 5.7 milionë eurot e para kredi pa interes për mbështetje të kompanive - TV-SHENJA

(VIDEO) 5.7 milionë eurot e para kredi pa interes për mbështetje të kompanive

Shuma e parë prej 5.7 milionë euro për kredi pa kamatë si mbështetje e drejtëpërdrejtë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në luftën kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion prej sonte në mesnatë. Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut sot në ueb faqen zyrtare ka publikuar thirrjen për linjën e parë kreditore, ndërsa aplikimi fillon menjëherë në minutat e para pas mesnate, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Bankës për Zhvillim, Kire Naumov.

Kire Naumov
“Në këtë fazë të parë, drejtëpërdrejtë do të kreditojmë sektoret më të prekura, hotelierinë, turizmin dhe transportin e mallrave. Qëllimi i këtyre kredive është që tu ndihmohet sektorëve më të prekur që ti tejkalojnë liuiditetet iniciale të nevojshme në këtë periudhë. Kreditë janë me shkallë interesi zero përqind, ndërsa afati i pagesës është deri në 24 muaj me grejs periudhë prej 6 muajve”

Naumov sqaroi se shuma e kreditit për të cilin do të mund të aplokojnë ndërmarjet varet nga numri i të punësuarve. Ndërmarjet me 10 të punësuar do të mund të aplikojnë për kredi deri më 5000 euro, ato me 11 deri në 50 të punësuar deri më 15.000 euro, ndërsa ata prej 51 deri në 250 të punësuar për kredi deri më 30 mijë euro. Shuma minimale për të cilën do të mund të aplikohet duhet të jetë 3000 euro.

Kire Naumov
“Duke i respektuar rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik, i gjithë procesi i aplikimit për këto mjete do të bëhet në formë elektronike dhe dokumentacioni i patjetërsueshëm do të dorëzohet në afresën e vetme zyrtare të publikuar në thirjen publike (kreditiranjecovid1@mbdp.com.mk). Thirja publike është shpallur në faqen zyrtare të bankës për zhvillim dhe në të janë caktuar kriteret që duhet të përmbushin aplikuesit për këto kredite pa kamatë, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim”

Drejtori i Bankës për Zhvillim tha se gjatë përpilimit të shpalljen kanë mbajtur llogari edhe për lehtësim të procedurave dhe reduktiv të dokumentacionit me qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit. Naumov tha se do të ndjekin situatën dhe do të mbeten të angazhuar që edhe në të ardhmen të gjindet mbështetje për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme.

 Arben Zeqiri /SHENJA/