` . (VIDEO) 30 futbolistë shqiptarë në "Euro 2016" - TV-SHENJA

(VIDEO) 30 futbolistë shqiptarë në “Euro 2016”

Në kampionatin Evropian të futbollit që do të zhvillohet këtë verë në Francë, sipas të gjitha gjasave do  të marrin pjesë në total 30 futbollist shqiptar. Pas kualifikimit historikë të kombëtares Shqiptare në EURO 2016, e cila do të grumbullojë 23 lojtarë në këtë event, 7 të tjerë pritet të luajnë me përfaqësueset e huaja. Në përfaqësuesen e Zvicrës, pritet të grumbullohen futbollistët shqiptar si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami dhe lojtari i Olimpiakosit Pajtim Kasami, përderisa Shkodran Mustafi me shumë shanse do të jetë pjesë e Gjermanisë. Ndërsa i riu Adnan Januzaj i ka shanset më të vogla për të luajtur me përfaqësuesen e Belgjikës. Gjithsesi nëse këto 7 futbullost shqiptar grumbullohen nga përfaqësueset e tyre ku jetojnë, Shqipëria do të bëhet shteti që përfaqësohet me më shumë futbollist në këtë kompeticion evropian.  Ndërkohë numri i futbollistëve shqiptar do të ishte edhe më madh nëse në kampionatin evropian kualifikoheshin Danimarka dhe Norvegjia pasi pjesë e përfaqësuesve skandinave janë 3 lojtarë shqiptar.

Aziz Sahiti  /SHENJA/

[vsw id=”utr-BJsHxc8″ source=”youtube” width=”600″ height=”344″ autoplay=”no”]

Postime të Ngjajshme