` . (VIDEO) 20 raste të reja me koronavirus, Tetova sot pa asnjë të infektuar - TV-SHENJA

(VIDEO) 20 raste të reja me koronavirus, Tetova sot pa asnjë të infektuar

Pas disa ditëve sërish është më i madh i personave të shëruar nga koroanvirusi në Maqedoninë e Veriut se sa numri i të infektuarve të rinj.

Sipas të dhënave të Instituti për Shëndet Publik, betejën kundër koronanvirusit e kanë fituar 24 persona. Në bazë të qyteteve: Shkup – 4, Kumanovë – 3, Prilep – 5, Tetovë – 6, Veles – 4 dhe Manastir – 2.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 744 testime, prej të cilave 355 janë në kuadër të skriningut, ndsërsa pozitiv kanë dalë 20 persona. Nga rastet e reja, 16 janë në Shkup dhe nga dy në Kumanovë dhe Prilep. Nuk është regjistruar asnjë rast në Tetovë, qytet ky që në ditët të fundit kishte një rritje të rasteve me koronavirus.

Në SPQ “8 Shtatori” ka vdekur një pacient nga Shkupi (63), i pranuar në spital më 6 maj si i dyshimtë me Kovid, rezultoi pozitiv një ditë më vonë.

Nga fillimi i epidemisë janë shëruar 1.411 pacientë, kanë vdekur 113, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 417. Me tepër raste aktive ka në Shkup, edhe atë, 189.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë të rinjë, ndërsa janë hospitalizuar gjithsej 55. Në përkrahje me oksigjen janë 32, ndërsa në ventilim mekanik dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 20. Në respiratorë janë pesë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe tre pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar pesë, ndërsa në shërim shtëpiak ndiqen katër pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë të cilët ndiqen në shërim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër, janë hospitalizuar 44 pacientë, pozitiv dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Enis Murtezi /SHENJA/