` . (VIDEO) 13 gjykatës ngrenë zërin kundër kreut të Penales – TV-SHENJA

(VIDEO) 13 gjykatës ngrenë zërin kundër kreut të Penales

Trembëdhjetë gjykatës janë ngritur kundër kryetarit të Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski dhe kërkojnë ndihmë nga Këshilli Gjyqësor. Ata i kanë dërguar një letër këtij Trupi ku tregojnë irritimin nga veprimet e kryetarit Pançevski që thonë se e keqpërdorur pozitën dhe ueb faqen zyrtare të gjykatës për të shprehur mendime personale dhe për konfrontim me kolegë të tyre.

“Duke marrë parasysh se në gjykatë raportet mes kolegëve janë skajshmërisht të prishura, të gjithë ne jemi të tanguar nga njoftimi i vendosur. Ky person ka mundur të jetë secili prej nesh i cili në moment mund të ketë mospajtime me kryetarin. Vlerësojmë se është e patolerueshme që të keqpërdoret ueb faqja zyrtare për konfrontime personale dhe për publikimin e qëndrimeve të kryetarit, pasi paraqet keqpërdorim të funksionit nga aspekti i forcës dhe fuqisë. Prandaj ju drejtohemi juve si organ kompetent që të ndërmerrni masa ndaj kryetarit”, shkruan në letrën e gjykatësve të revoltuar të Gjykatës Penale të Shkupit.

Gjykatësit në këtë letër kanë shkruar se distancohen nga të gjitha njoftimet e shkruara në ueb faqen e gjykatës pasi nuk janë pyetur për qëndrim në asnjë prej shkrimeve. Ata thonë se gjykata është e të gjithë gjykatësve që janë zgjedhur në mënyrë legjitime e jo e një njeriu dhe disave përreth tij.

Gjykatësi kërkuan nga Këshilli Gjyqësor mbrojtje dhe masa adekuate ndaj kryetarit të Penales Vlladimir Pançevski. Nga Këshilli Gjyqësor ende nuk ka ndonjë qëndrim lidhur me këtë rast.

Ferikan Iljazi /SHENJA/


13 gjykatës ngrenë zërin kundër kreut të Penales by tvshenjaofficial