` . Viberi prezanton tiparin e ri “Secret Messages” (VIDEO) - TV-SHENJA

Viberi prezanton tiparin e ri “Secret Messages” (VIDEO)

Platforma e mesazheve Viber ka prezantuar një tipar të ri të quajtur “Secret Messages”, përmes së cilës ju lejon që të caktoni kohën për largimin e mesazheve tuaja nga biseda.

GSMArean shkruan se kjo funksionon shumë thjeshtë – ju merrni një foto dhe nëse mendoni që ajo të mos qëndrojë përgjithmonë, klikoni mbi orë dhe vendosni se sa sekonda fotoja do të jetë aty. Është pothuajse si Snapchati, dhe kur personi tjetër e shikon foton ajo do të zhduket përgjithmonë, transmeton Koha.net.

Kur e postoni foton në fillim është e turbullt për ju dhe personin tjetër, dhe kur hapet, më pas mund të shikoni gjurmën e fotos.

Viber thotë se, “ju vendosni se çka duhet dhe nuk duhet të jetë pjesë e përhershme e bisedës tuaj”.

Një tjetër tipar që Viber ka sjellë është “Instant video messages” – vetëm klikoni dhe e mbani ikonën për incizimin e videos, dhe video 30 sekonda do të jetë rrugës për t’u ngarkuar kur ta lironi butonin.

Përditësimi tashmë është në dispozicion në Google Play dhe App Store.

Në videon më poshtë mund të shikoni se si funksionon “Secret Messages”.

Postime të Ngjajshme