` . Veza e skuqur në mikrovalë shpërthen si bombë (Video) – TV-SHENJA

Veza e skuqur në mikrovalë shpërthen si bombë (Video)

Shkencëtarët amerikanë kanë nxjerrë një udhëzues ku e konsiderojnë si “të rrezikshme” skuqjen e vezës në mikrovalë.

Një rast i ndodhur në SHBA, ka qenë mjaft alarmant, pasi një person ka humbur dëgjimin nga shpërthimi që ka ndodhur ndërkohë që ngrohej veza në mikrovalë.

Pas kësaj ngjarje, Anthony Nash dhe Lauren von Blohn, du profesorë të njohur të Universitetit të Californias, kanë studiuar presionin akustik që shkakton shpërthimi i vezës në mikrovalë dhe kanë arritur në përfundimin se vërtetë shkakton problem me dëgjimin.