` . Vettel pranon gabimin: Kontakti i paevitueshëm, humba pikë dhe kryesimin – TV-SHENJA

Vettel pranon gabimin: Kontakti i paevitueshëm, humba pikë dhe kryesimin

Ishte një gabim nga ana ime, ndaj mendoj se penaliteti nga ana e komisarëve të garës ishte I drejtë. Për fat, ato 5 sekonda penalitet nuk ndikuan shumë në renditjen përfundimtare. Më vjen keq, pasi prisha garën time dhe atë të Bottas. Mund të kishim arritur një rezultat të mirë në Francë”, u shpreh Sebastian Vettel pas garës së zhvilluar në pistën e Paul Ricard.

Më tej, piloti gjerman i “kokëkuqes” shtoi: “Nuk e di nëse do të kisha pasur mundësinë për ta fituar garën po të mos kishte ndodhur aksidenti, por di që kishim një makinë të mirë dhe mund të kapnim podiumin. Nisja e garës ishte e mirë, por nuk pata më shumë hapësirë, u përpoqa të evitoja kontaktin me Bottas por nuk arrita. Tani mendoj për garën e radhës”.