` . Dobësohen hakerët, zbutet virusi - TV-SHENJA

Dobësohen hakerët, zbutet virusi

Kompjuterët në gjithë botën janë goditur nga sulmi madhor kibernetik, ndërsa kompanitë në Ukrainë janë në mesin e atyre që janë prekur më së tepërmi.

Dukej se Ukraina ishte caku kryesor i këtij sulmi që filloi dje, por ai i ka goditur edhe vendet e tjera dhe kompanitë ndërkombëtare në gjithë botën.

Ritmi i sulmit duket se është ngadalësuar sot, pjesërisht edhe për shkak se ky virus duket se kërkonte kontakt direkt ndërmjet rrjeteve kompjuterike, faktor ky që ka mundur ta kufizoj përhapjen e tij në rajonet me më pak lidhje me Ukrainën.

Megjithatë, bizneset në rajonin Azi-Paqësor sot kanë raportuar për disa çrregullime, ndërsa janë goditur operacionet e disa kompanie evropiane.

Sulmi i ri kibernetik e ka përdorë të njejtin mjet depërtimi sikur me rastin e sulmit të ngjashëm muajin e kaluar.

Softuerët keqbërës e bllokojnë kompjuterin e përdoruesit, derisa të paguhet një çmim në monedhën digjitale, Bitcoin.

Postime të Ngjajshme