` . Vetëvendosja e pavendosur për ta mbështetur LAA-në për Kushtetuese - TV-SHENJA

Vetëvendosja e pavendosur për ta mbështetur LAA-në për Kushtetuese

Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) po përgatitet që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) dhe për mosprezantim të kandidatit për kryeparlamentar nga këta të fundit.

Por, këtë iniciativë të LAA-së ende nuk dihet nëse do ta përkrahë edhe lëvizja “Vetëvendosja”, me arsyetimin se Kushtetuesja “do të mundë t’i komplikojë edhe më shumë gjërat”.

Zyrtarë të kësaj partie arsyetohen se Kushtetuesja mund t’i komplikojë edhe më shumë gjërat, siç i kishte komplikuar edhe në vitin 2014.

Megjithatë, ekspertët kushtetues kanë vlerësuar për gazetën “Zëri” se Gjykata mund ta japë vetëm një mendim teorik për këtë çështje dhe zgjedhja e kryeparlamentarit nuk ndërlidhet me përgjigjen që do ta japë Kushtetuesja.

Sipas tyre, koalicioni PAN nëse i ka votat mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pavarësisht vonesës së përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese.

Postime të Ngjajshme