` . Vetëm një person nuk e ka respektuar vetizolimin, 37 të arrestuar për shkak të mosrespektimit të ndalesës së lëvizjes - TV-SHENJA

Vetëm një person nuk e ka respektuar vetizolimin, 37 të arrestuar për shkak të mosrespektimit të ndalesës së lëvizjes

Në 24 orët e fundit, sipas evidentimit të MPB-së, vetëm një person  nuk e ka respektuar vetizolimin, ndërsa 37 janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të ndalesës së lëvizjes.

Në 24 orët e fundit, sipas evidentimit të MPB-së, në territorin e shtetit 368 personave  u janë dhënë vendime për izolim, 82 kanë nënshkruar  deklarata për vetizolim,  ndërsa nga ana e  nëpunësve policor janë bërë kontrolle dhe është konstatuar vetëm një rast i një personi  i cili nuk e ka respektuar vetizolimin.

Nga MPB informojnë se, policia, në bashkëpunim me institucionet tjera në 24 orëshin e fundit ka  bërë kontrolle  në 222 objekte hotelierike dhe të tjera, dhe në tre raste  për tre objekte është konstatuar mosrespektim i masave dhe vendimeve qeveritare.

Në lidhje me kontrollin për ndalesë të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 është konfirmuar se 66  nuk e kanë respektuar ndalesën me ç’rast  janë arrestuar  37 persona, ndërsa për të tjerët  janë përgatitur procesverbale dhe do të ngriten padi adekuate.