` . Verstappen niset i pari në Meksikë - TV-SHENJA

Verstappen niset i pari në Meksikë

Piloti i Red Bullit Maks Verstapen ka siguruar “pole position” në pistën “Hermanos Rodríguez”, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 14 sekonda e 758 të mijtat, raporton Shenja. Në vendin e dytë dhe të tretë u rënditën dy makinat Ferrari, gjegjësisht Sharles Leklerk dhe Sebastian Fettel., Kampioni në fuqi Luis Hamilton garën e nesërme do ta nisë nga pozita e katërt, duke lënë pas vetes Aleksander Albon me Red Bull dhe shokun e tij të skuadrës Valteri Bottas. Gara për Çmimin e madh të Meksikës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 20:10. /SHENJA/