` . VERSTAPEN FITON ÇMIMIN E MADH TË GJERMANISË - TV-SHENJA

VERSTAPEN FITON ÇMIMIN E MADH TË GJERMANISË

Piloti i skuderisë së Redbullit, Maks Verstapen ka fituar Çmimin e Madh të Gjermanisë. Verstapen e mbylli garën i pari, duke lënë pas vetes Sebastian Fetelin e Ferrarit dhe Dani Kvajt. Garë katastrofale rezultoi për dy pilotët e Mercedesit, me Hamiltonin që e mbylli në vendin e 11-të, ndërsa shoku i tij i skuadrës Valteri Botas doli jashtë garës në xhiron e 57-të. Kjo është gara e parë që kampioni në fuqi dhe lideri i padiskutueshëm, Hamilton nuk merr pikë nga një garë. Kampionati i Formulës 1 vazhdon me 4 gusht, ndërsa gara e radhës do të zhvillohet në Hungari.