` . Versioni i ri Windows 10-ës fshin të dhënat e përdoruesve, Microsoft ndalon përditësimin – TV-SHENJA

Versioni i ri Windows 10-ës fshin të dhënat e përdoruesve, Microsoft ndalon përditësimin

Pak ditë pasi prezantoi versionin më të fundit të Windows 10-ës, Microsoft ka vendosur të ndalojë përditësimin e dytë madhor të sistemit operativ.

Vendimi u mor pasi shumë përdorues raportuan humbje të dhënash.

“Kemi ndaluar përkohësisht përditësimin në versionin 1809 të Windows 10-ës, ndërsa po hetojmë raportet e izoluara të disa përdoruesve për humbje të dhënash,” shkruan kompani në faqen e saj të suportit.

Kompania lançoi versionin më të fundit të sistemit operativ për desktop dhe laptop gjatë prezantimit të modeleve të reja Surface.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka filluar të dërgojë përditësimin tek përdoruesit, ata që vepruan manualisht me shkarkimin raportuan fshirje dokumentesh dhe fotosh. /PCWorld Albanian