` . Venezuelë, 7.1 milionë njerëz kanë votuar në referendumin e opozitës - TV SHENJA

Venezuelë, 7.1 milionë njerëz kanë votuar në referendumin e opozitës

Opozita në Venezuelë ka deklaruar se mbi 7.1 milionë njerëz iu përgjigjën thirrjes së tyre për referendumin jozyrtar, si një protestë simbolike kundër planeve të presidentit Nicolas Maduro për ndryshimin e Kushtetutës, raporton AA.

Analistët konsiderojnë se ky numër i votuesve është tregues i mbështetjes së madhe që gëzon opozita në mesin e qytetarëve të Venezuelës, si dhe në atë të diasporës.

Megjithatë, numri i votave nuk ka tejkaluar 7.5 milionë, sa kishte fituar Maduro në vitin 2013, për shkak se ata arritën të vendosin vetëm 2000 qendra votimi në referendumin simbolik, të cilën qeveria e Venezuelës e konsideron të paligjshëm.

Postime të Ngjajshme