` . Vendi arrinë progres, korrupsioni mbetet pikë e dobët (VIDEO) – TV-SHENJA

Vendi arrinë progres, korrupsioni mbetet pikë e dobët (VIDEO)

Vendi ka arritur progres në shumë fusha, duke tejkaluar më në fund krizën më të thellë politike që nga viti 2001. Që nga maji i vitit 2017, Qeveria e re e orintuar drejt reformave, ka marrë hapa për të adresuar kapjen e shtetit duke rikthyer gradualisht sistemin check&balance, përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Këto janë disa nga pikat pozitive të raportit të progresit të KE-së për Maqedoninë, ku thuhet se vendi po shënon ndryshime thelbësore në atmosferë më të hapur politike dhe më inkluzive.  Vendi, sipas këtij raporti, ka shënuar përgatitje në reformat e administratës publike dhe sistemit gjyqësor, megjithatë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten pikat e dobëta të Maqedonisë. Po ashtu, theksohet nevoja që shqyrtimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të ndiqet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Raporti i KE-së
“Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vendi ka arritur një nivel të përgatitjes. Është krijuar kornizë legjislative dhe institucionale dhe është shënuar rekord në parandalimin dhe ndjekjen penale edhe pse vendimet përfundimtare të gjykatësve për rastet e korrupsionit në nivel të lartë mbeten të kufizuara. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë problem serioz. Kapaciteti i institucioneve për të luftuar korrupsionin në mënyrë efektive ka treguar mangësi strukturale dhe opereacionale. Ndërhyrja poltike mbetet rrezik”.

Vendi ka shënuar një nivel të përgatitjes në fushën e luftës kundër korrupsionit, qëndron më tej në raport, megjithatë duhet të vazhdojnë përpjekjet për implementimin e strategjive të legjislativit në përputhje me standardet evropiane.

Raporti i KE-së
“Vendi ka ndërmarrë hapa drejt reformimit të sistemit të përgjimit të komunikimeve dhe në adresimin e Reformave Urgjente Prioritare. Duhet bërë më shumë për të luftuar në mënyrë efektive forma të caktuara të krimit, si larje parash dhe krimet financiare. Koordinimi midis të gjithë aktorëve relevant është thelbësor. Nevojitet përmirësim hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar. Numri i dënimeve mbetet i ulët”. 

Maqedonia ka shënuar progres edhe në lirinë e shprehjes, thotë ky raport, por vendi duhet të adresojë sfidat me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen mediat, përfshirë reformat në servisin publik.

Teuta Buçi /SHENJA/