` . Velanovski fton misionet ndërkombëtare të ndjekin zgjedhjet në Maqedoni – TV-SHENJA

Velanovski fton misionet ndërkombëtare të ndjekin zgjedhjet në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit Trajko Velanovski, ka dërguar ftesa deri tek Kryetari i Kuvendit të OSBE-së, Ilka Kanerva, kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, kryetarit i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt dhe kryetarit të Kuvendit parlamentar të NATO-së, Majkëll Tarner, për pjesëmarrje në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe të njoftojnë KSHZ-në, e cila e rregullon procedurën për realizimin e mbikëqyrjes së zgjedhjeve, informojnë nga kabineti i Velanovskit.

Në Kodin Zgjedhor, në nenet 161 dhe 162, është e paraparë se tërë procesin zgjedhor mund ta mbikëqyrin organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të shteteve të huaja, si dhe shoqata vendore dhe të huaja në statutet e të cilëve është e përfshirë parimi i mbrojtjes së të drejtave njerëzore.

Velanovski dje ka shpallur zgjedhjet që do të mbahen më 5 qershor. /SHENJA/