` . Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik” - TV-SHENJA

Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

Gjykimi për parregullsitë zgjedhor “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore për “Titanik” për këtë javë pas pushimit njëmujor gjyqësor.

Lëndën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Deri më tani janë nxjerrë 4,700 nga mbi 5,900 prova të propozuara materiale nga PSP-ja.

Përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova, e cila dje u thirr në PSP për të dhënë deklaratë për rastet “Perandoria” dhe “Zhvatja”, pas incizimeve dhe bisedave të publikuara nga gazeta italiane “La Verita”.

Mbrojtja në fillim të seancës ditën e hënë, kërkoi shtyrje për shkak të situatës së sapokrijuar dhe dorëheqjes së PSP Katica Janeva, por gjykatësi Shabani, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e seancës së sotme.