` . Vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” - TV-SHENJA

Vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike vazhdon sot në Gjykatën Penale Themelore Shkup.

Kjo është seanca e tretë gjyqësore për lëndën “Titanik” këtë javë pas pushimit gjyqësor njëmuajsh.

Lënda, të cilën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është Lile Stefanova, është në procedurë dëshmuese. Deri tani janë nxjerrë rreth 4.850 prej mbi 5.900 materiale dëshmuese të propozuara nga PSP.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata akuzohen për joshje kriminale, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.