` . Vasili ironizon me Ramën: Sapo është kthyer nga emigracioni, informojeni! - TV-SHENJA

Vasili ironizon me Ramën: Sapo është kthyer nga emigracioni, informojeni!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI ka Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.
Vasili ironizon, duke thënë se Rama sapo është kthyer nga emigracioni, prandaj nuk e di çfarë ndodh në vend.
Madje ai shkon më tej, duke e krahasuar me shokët e byrosë.
Postimi i Vasilit
Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni…
Para viteve 90′ shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.
Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:
-që Tirana vuan dhe për ujë;
-që dhjetra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;
-që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;
-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s’ka siguri;
-që dhjetra shkolla s’kanë ngrohje etj etj.
Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç’ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë…

Postime të Ngjajshme