` . Varrimi i Kacifas, Rama: S’ka më mirë sesa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj – TV-SHENJA

Varrimi i Kacifas, Rama: S’ka më mirë sesa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi deklaratat që pasuan ngjarjet e djeshme në Bularat si nga Greqia ashtu dhe nga Shqipëria. Kreu i qeverisë tha se po sulmohet jo vetëm nga mediat greke, por edhe nga ato shqiptare, duke shtuar se kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë, paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, shkruan Rama në rrjetin social.