` . VARDARI MPOSHT RABOTNIÇKIN, NESËR LUHEN KATËR NDESHJE TË TJERA - TV-SHENJA

VARDARI MPOSHT RABOTNIÇKIN, NESËR LUHEN KATËR NDESHJE TË TJERA

Vardari ka gjetur fitoren e parë sezonale, pasi ka triumfuar 2:0 ndaj Rabotniçkit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 3-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 56-të kur Bojan Kolevski shënon për epërsi 1:0 të vendasve, ndërsa në fund të takimit kishte kohë edhe për një gol pasi Daniel Avramovski fiksoi rezultatin përfundimtar në 2:0. Ndërkohë xhiroja e 3-të në LPFM kompletohet të dielën më katër përballje tjera të cilat do të luhen nga ora 17:00. Shkëndija pret në terren vendas Makedonija Gjorçe Petrovin, Shkupit gostit Renovën, Struga Trim Lum takohet me Sileksin, ndërsa Akademia Pandevi përballet me Borecin. /SHENJA/