` . Vardari-Fernerbahçe, reduktohen çmimet e biletave nga 300 denarë! - TV-SHENJA

Vardari-Fernerbahçe, reduktohen çmimet e biletave nga 300 denarë!

Skuadra e Vardarit ka reduktuar çmimet e biletave për ndeshjen me Fenerbahçen në kuadër të plej of-it të Liga Evropës që do të luhet në Shkup, njofton SHENJA.
Vendimin e ka sjellë vet pronari i Vardarit, Sergej Samsonenko, duke zbritur çmimet e biletave në 300 denarë për secilin sektor të tribunave, ndërsa për të gjithë ata që kanë blerë bileta me çmimet paraprake do t’i kthehen të hollat. Kujtojmë që biletat e para që dolën në shitje për takimin Vardari-Fenerbahçe ishin nga 2 mijë deri në 3 mijë denar. Takimi Vardari-Fenerbahçe do të luhet me 17 gusht në “Telekom Arena” në Shkup, ndërsa ai i kthimit pas një jave në Stamboll të Turqisë. Ndërkohë përveç ndryshimit të çmimit të biletave, Samsonenko ka paralajmëruar edhe largimin e tij nga Vardari në fund të sezonit.

Postime të Ngjajshme