` . Vanessa Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterëve që i morën jetën të shoqit dhe vajzës - TV-SHENJA

Vanessa Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterëve që i morën jetën të shoqit dhe vajzës

Dyshja vdiqën së bashku me gjashtë pasagjerë të tjerë dhe pilotin Ara Zobayan në një përplasje me helikopter muajin e kaluar në Calabasas, California.

Mediat Ndërkombëtare shkruajnë se Brynat ka paditur në gjykatë kompaninë që zotëronte helikopterin, me të cili burri i saj dhe vajza u rrëzuan duke humbur kështu jetën në mënyrë tragjike, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Të njëjtat burime shkruajnë se Bryant dhe avokatët e saj pretendojnë se helikopteri, ditën e tragjedisë ishte lënë të fluturonte jashtë kushteve dhe rregullave vizuale, nga kompania, e cila në ditët e tjera i ndjek me përpikmëri.

Për pasojë, gruaja e Bryant e akuzon kompaninë për neglizhencë dhe shprehet se moti atë ditë nuk ishte i favorshëm dhe se kompania nuk duhet ta kishte lejuar helikopterin të udhëtonte, por që e bëri në mënyrë krejt të pamatur.