` . Van Dijk "dorëzohet" pas 50 ndeshjeve, e driblon Nicolas Pepe (VIDEO) - TV-SHENJA

Van Dijk “dorëzohet” pas 50 ndeshjeve, e driblon Nicolas Pepe (VIDEO)

Ishte marsi i vitit 2018 kur mesfushori i Newcastle Mikel Merino driblonte qendërmbrojtësin holandez Virgil Van Dijk dhe që atëherë, për plot 50 ndeshje, askush tjetër nuk ia kishte dalë.

Në më tepër se një vit e gjysmë, futbollistët më të mëdhenj në botë kishin tentuar të kalojnë holandezin në luftën një kundër një, por të gjithë kishin dështuar me sukses, deri mbrëmjen e sotme.

Ishte ylli i Bregut të Fildishtë, i transferuar vetëm këtë verë te Arsenali, Nicolas Pepe, që në minutën e 6’ të takimit la të shtangur holandezin në një kalim mjaft të bukur dhe avancoi drejt portës së Liverpoolit, por aksioni nuk përfundoi me sukses.