` . Valencia po avancon ndaj Barcelonës, komentohet mospranimi i golit të Mesit (Video) – TV-SHENJA

Valencia po avancon ndaj Barcelonës, komentohet mospranimi i golit të Mesit (Video)

Aktualisht është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Valencias dhe Barcelonës, ku rezultati është 1: 0 në favor të vendasve.

Por, është duke u komentuar fakti që gjyqtari nuk e pranoi një gol të Mesit.

Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Iturralde Gonzalez ka komentuar këtë.

Gonzalez tani pjesë e AS për referim, nuk ia ka hedhur fajin kolegut të tij, por teknologjisë.

“Është gol i pastër, por faji është i La Ligas që nuk shpenzon para në teknologji. Dhe pastaj thonë se është liga më e mirë në botë”, ka thënë Gonzalez.

Vlen të theksohet se teknologjia VAR (ku gjyqtari do të ketë ndihmën e video imazheve) do të përdoret në La Liga në sezonin e ardhshëm. /SHENJA/