` . Vajza shtiret sikur goditet nga vetura, videot e shpëtojnë shoferin (Video) - TV-SHENJA

Vajza shtiret sikur goditet nga vetura, videot e shpëtojnë shoferin (Video)

Të shtunën me (24 gusht) në media u raportua se një këmbësore është shkelur në Prishtinë.

Shoferi i veturës rrezikonte burgun, deri në momentin kur Policia e Kosovës pa pamjet e këtij rasti. Pamje këto të cilat i ka siguruar Insajderi.

Sipas banorëve të kësaj ane nuk është hera e parë, që vajza e cila shihet në pamje u del në këtë mënyrë veturave përpara. Ngjarja ndodhi në rrugën “Robert Dolli” në lagjen e njohur si Pejton në Prishtinë.

Shikoni pamjet: