` . US Open, Nadal respekton parashikimet, eliminohet Naomi Osaka dhe zbret nga froni - TV-SHENJA

US Open, Nadal respekton parashikimet, eliminohet Naomi Osaka dhe zbret nga froni

Rafael Nadal respekton parashikimet dhe kualifikohet në çerekfinalet e US Open. Tenisti spanjoll ishte shumë i fortë për Marin Cilic me kroatin që u dorëzua në 4 sete ndaj Rafës i cili tashmë do të sfidojë në çerekfinale argjentinasin Diego Schwartzman. Nadal avancoi më tej pas suksesit 6-3 3-6 6-1 6-2. Në çerekfinale u kualifikua edhe francezi Gael Monflis i cili mposhti lehtësisht spanjollin Andujar-Alba, 3-0 me sete në një ndeshje në të cilën Monflis humbi vetëm 5 game. Tenisti francez në raundin tjetër do të masë forcat me surprizën e grand slamit nju-jorkez italianin Matteo Berrettini. Në kategorinë e femrave, Naomi Osaka u mposht nga Belinda Bencic dhe i dha mundësinë Ashleigh Barty të ngjitet në vendin e parë të klasifikimit në WTA.