` . US Open, Maria Sharapova pëson humbje - TV-SHENJA

US Open, Maria Sharapova pëson humbje

Në turneun e fundit Grand Slam të këtij sezonit, US Open, tenistja ruse Maria Sharapova pësoi humbje nga Anastasija Sevastova me një rezultat prej 2-1, me ç’rast i tha lamtumirë turneut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e shtatë të turneut në qytetin New York të SHBA-ve, Sharapova u përball me tenisten nga Letonia, Sevastova.

Sharapova, prej tenistes në vendin e 17-të të renditjes botërore Sevastova humbi 2-1 në sete.

Tenistja ruse i tha lamtumirë turneut, ndërsa Sevastova në çerekfinale do të përballet kundër Sloane Stephens nga SHBA.

Postime të Ngjajshme