` . US Open, Federer dhe Del Potro në çerekfinale - TV-SHENJA

US Open, Federer dhe Del Potro në çerekfinale

Roger Federer dhe Juan Martin del Porto në kategorinë njëshe për meshkuj dhe CoCo Vandeweghe, Madison Keys dhe Kaia Kanepi në kategorinë njëshe për femra janë kualifikuar në çerekfinale të US Open, turneut të fundit Grand Slam të këtij sezoni, raporton AA.

Në ditën e tetë të turneut i cili mbahet në qytetin New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), tenisti numër 3 në botë në kategorinë e meshkujve Federer, në raundin e katërt u përball me gjermanin Philipp Kohlschreiber.

Në ndeshjen e cila zgjati një orë e 49 minuta, zvicerani Federer mposhti tenistin numër 33 në botë, Kohlschreiber, me rezultatin 3:0 në sete, 6-4, 6-2 dhe 7-5 në geme, duke hyrë në mesin e tetë sportistëve të fundit në garë.

Ndërkaq, argjentinasi Del Porto, tenisti i 24-të në renditjen botërore, i cili doli në fushë edhe pse ishte i sëmurë, arriti ta mposhtë me rezultatin 3-2 në sete, 6-1, 7-6 dhe 6-4, numrin 6 në botë, australianin Dominic Thiem, edhe pse ishte në disavantazh 2-0 në setet e para me rezultatet 6-1 dhe 6-2.

Tenisti argjentinas, në çerekfinale do të luaj kundër kampionit të pesëfishtë të US Open, 36 vjeçarin Federer.

Ndërkohë, në ndeshjet e raundit të katërt tek kategoria e femrave, amerikanja numër 15 në botë Madison Keys, mposhti ukrainasen Elina Svitolina me rezultatin 2-1 në sete, 7-6, 1-6 dhe 6-4, amerikanja tjetër CoCo Vandeweghe mposhti kundërshtaren çeke Lucie Safarova me rezultatin 2-0 në sete, 6-4 dhe 7-6, kurse estonezja Kaia Kanepi e cila mposhti rusen Daria Kasatkina me rezultatin 2-0 në sete, me dy geme me rezultat të njëjtë, 6-4, po ashtu arriti të kualifikohet në çerekfinale.

Ndeshjet në çerekfinale

Ndeshjet në çerekfinale të US Open do të jenë si më poshtë:

Kategoria njëshe te meshkujt

Rafael Nadal-Andrey Rublev

Roger Federer-Juan Martin del Potro

Sam Querrey-Kevin Anderson

Pablo Carreno Busta-Diego Schwartzman

Kategoria njëshe te femrat

Karolina Pliskova-CoCo Vandeweghe

Madison Keys-Kaia Kanepi

Venus Williams-Petra Kvitova

Sloane Stephens-Anastasija Sevastova

Postime të Ngjajshme