` . Uruguai mund Arabinë Saudite dhe kalon grupin – TV-SHENJA

Uruguai mund Arabinë Saudite dhe kalon grupin

Pas Rusisë, Uruguai është bërë ekipi i radhës që ka kaluar fazën e grupeve në Kampionatin Botëror.

Me dy fitore minimale, Uruguai tashmë ka arritur në gjashtë pikë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e 1/8 së finales.

Pas triumfit ndaj Egjiptit, Uruguai ka fituar ndaj Arabisë Saudite 1 me 0 me golin e Luis Suarezit në minutën e 23-të.

Pas dy ndeshjeve në Grupin A, Rusia dhe Uruguai kanë nga gjashtë pikë, ndërsa në dy pozitat e fundit Egjipti e Arabia Saudite janë pa pikë. Ndeshja e fundit mes Rusisë dhe Uruguait vendos për fituesin e grupit.